Agresioni rus po vazhdon ndaj Ukrainës.
Ukraina do të ishte e gatshme të pranonte një marrëveshje paqeje me Rusinë nëse forcat e Moskës tërhiqen “në pozicionet e tyre të 23 shkurtit”. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky,, duke lënë të kuptohet se të paktën tani për tani Kievi nuk do të priste kthimin e Krimesë, të aneksuar nga rusët në 2014.
“Nga ana jonë, jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”, saktësoi ai më vonë, duke shmangur avancimin e kërkesave edhe nga ana e Donbass, midis Donetsk dhe Luhansk, të hequr nga kontrolli i Kievit që nga viti 2014.
Duke iu drejtuar një forumi në internet të organizuar nga Chatham House këtë pasdite, ai tha se u zgjodh president i Ukrainës dhe jo një mini-Ukraine. Zelensky deklaroi se nuk mund të lejonte që popullsia e Ukrainës të zvogëlohej me 11 milionë, duke humbur territorin dhe duke përfshirë ata që kishin ikur jashtë.
Ai nuk shihte asnjë dëshirë ruse për paqe, ndërsa një fitore për Ukrainën përfshinte kthimin ekonomikisht të vendit në situatën nga e kishte nisur, dhe kërkoi anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke thënë se “ky është vullneti i popullit ukrainas”.