Zelensky e telefonon Edi Ramën

11:28 | 05 March 2022

Zelensky falënderon Edi Ramën për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen dhe solidarizimin me popullin ukrainas.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Zelensky ka treguar se ka biseduar me telefon me kryeministrin shqiptar.

“Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. Diskutuam për bashkëpunimin në kuadër të OKB-së. Në vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Po bëjmë gjitha për t’i dhënë fund luftës”, ka shkruar ai.

Komento: