Zelensky flet për “armëpushimin dy ditor” mes Ukrainës dhe Rusisë

22:15 | 01 May 2022

Agresioni rus ndaj Ukrainës po vazhdon.

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky përmes një video fjalimi të ri ka përshëndetur armëpushimin e vërtetë dyditor për herë të parë që prej 24 shkurtit, kur filloi agresioni rus.

“Sot, më në fund arritëm të fillojmë evakuimin e njerëzve nga Azovstal”, tha ai, duke iu referuar evakuimeve nga fabrika e çelikut në Mariupol.

“Pas shumë javësh negociata, pas shumë përpjekjesh, takime të ndryshme, telefonata, propozime. Më në fund! Nuk ka pasur një ditë të vetme që nuk jemi përpjekur të gjejmë një zgjidhje që do të shpëtonte njerëzit tanë”, tha ai.
Ai tha se të evakuuarit e parë do të arrijnë në Zaporizhzhia të hënën në mëngjes, ku qeveria ukrainase do t’i takojë ata.

“Më shumë se njëqind civilë janë evakuuar tashmë – gratë dhe fëmijët para së gjithash. Duke pasur parasysh të gjitha ndërlikimet e procesit, të evakuuarit e parë do të arrijnë në Zaporizhzhia nesër në mëngjes. Shpresojmë që kjo të mos dështojë”, shtoi i pari i shtetit ukrainas.

Qeveria ukrainase do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Mariupol të hënën, duke filluar rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Ndryshe, Zelensky gjatë ditës së sotme ka takuar në Kiev kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Komento: