Zelensky kërkon ndihmë nga Zvicra: Ngrijini paratë e oligarkëve rusë

19:08 | 19 Mars 2022

Ukraina po kërkon ndihmë nga shtet zviceran.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Zvicra që t’i godas oligarkët rusë, të cilët kanë deklaruar se po ndihmojnë Rusinë në luftën kundër shtetit të tij, siç ka thënë ai, nga siguria “e qyteteve të bukura të Zvicrës”.

Në një audiolink, që u adresohet mijëra protestuesve kundër luftës në Bern, Zelensky ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen dhënë Ukrainës, që prej kur Rusia ka lansuar pushtimin, trasnsmeton Gazeta Express.

“Bankat tuaja janë vendet ku qëndrojnë paratë e këtyre njerëzve që mbështesin luftën. Është e dhimbshme. Është një luftë kundër djallit, nëse llogaritë e tyre bankare ngrihen. Edhe kjo do të ishte luftë dhe ju mund ta bëni.

Ukraniasit bartin pasojat e qyteteve të shkatërruara. Ata po shkatërrohen nga urdhrat e njerëzve që jetojnë në Evropë, në qytetet e bukura të Zvicrës, ku i kënaqen pronave të tyre. Do të ishte mirë t’i privojmë nga ky privilegj”, ka thënë Zelenski nëpërmjet një audioinicimi, që është interpretuar në gjermanisht nga një përkthyes.

Ndonëse Zvicra, një vend që s’është anëtar i Bashkimit Evropian, ka miratuar sanksionet e njëjta kundër individëve dhe bizneseve ruse, përfshirë ngrirjen e pasurive të tyre në bankat zvicerane.

Komento: