Ukraina po vazhdon jetë nën agresionin rus.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është lajmëruar sërish ku ka deklaruar se Ukraina po kalon provën më të frikshme në historinë e saj.
Zelensky tha se kjo është prova më e frikshme në historinë dhe jetën e tyre.
“Ne po kalojmë provën më të frikshme në historinë tonë, në jetën tonë.Ne mbrojmë gjënë më të shtrenjtë që kemi”, tha ai.
Presidenti ukrainas theksoi se duhet mbajtur dhe duhet luftuar për Ukrainën.
“Dhe ne do të fitojmë. Unë jam besimtar në këtë”, shtoi Zelensky, transmeton lajmi.net. Presidenti ukrainas e bëri këtë deklarim në ditën e 18 me radhë të agresionit rus në drejtim të shtetit ukrainas.
Si pasojë e këtij agresioni shumë njerëz humbën jetën, e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga Ukraina.