Zelensky lidhet LIVE me Kuvendin e Shqipërisë, i uron shqiptarëve Fitër Bajramin

13:35 | 03 Maj 2022

Presidenti ukrainas ka uruar besimtarët myslimanë në Shqipëri për Fitër Bajramin.

Komentet Zelensky i bëri pas një lidhjeje LIVE nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fiter Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj ate që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën.

Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14 vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17 vjeçare.

Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është nje ceremoni lamtumire nga gazetarja e REL që u vra nga raketa ruse në Kiev“, tha Zelensky para deputetëve shqiptarë.

Komento: