Zelensky merr vendim, shkarkon disa ambasadorë

18:18 | 10 Korrik 2022

Zelensky ka marrë një vendim të ri.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve.

Ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji, Hungari, Maldive, Sri Lanka, Bangladesh dhe Nepal.

Zelensky këtë e bëri të ditur përmes një dekreti në të cilin nuk jepte asnjë shpjegim për vendimin e marrë, shkruan News9live.

Ndryshe, në mes të luftës me Rusinë, Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të mbledhin mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Komento: