Zelensky në Beograd: Ukraina s’e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

14:05 | 08 Gusht 2026
zelensky-ne-beograd:-ukraina-s’e-ka-ndryshuar-qendrimin-per-kosoven

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës dhe mosnjohjes së pavarësisë së saj mbetet i pandryshuar.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia mund të llogarisë ende në qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur të Kosovës, ai tha se Ukraina respekton integritetin territorial të partnerëve dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Prandaj, qëndrimi ynë lidhur me atë që përmendët – shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës – mbetet i pandryshuar”, deklaroi lideri ukrainas.

Ai theksoi se Ukraina është mirënjohëse ndaj partnerëve që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, duke përfshirë qëndrimin se Krimea i përket Ukrainës.

“Po ashtu, jemi mirënjohës ndaj partnerëve tanë që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, përfshirë, natyrisht, faktin se Krimea i përket Ukrainës”, tha Zelensky.

Presidenti ukraians iu referua edhe qëndrimit të Serbisë ndaj çështjes së integritetit territorial të Ukrainës, duke theksuar se edhe Beogradi nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij.

“Edhe qëndrimi i Serbisë për këtë çështje mbetet i pandryshuar”, përfundoi presidenti ukrainas.

Reporter: Can Serbia still count on Ukraine’s position regarding the non-recognition of Kosovo’s declared independence?

Zelensky: We respect the territorial integrity of our partners. We respect international law.

Therefore, our position regarding what you mentioned—the… pic.twitter.com/ajeSRIYc2d

— Clash Report (@clashreport) August 8, 2026

Komento: