Zelensky reagon: Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë na duan të vdekur

19:42 | 20 March 2022

Ukraina po vazhdon të përballet me agresionin rus.

“Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë na duan të vdekur”, ka thënë sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke cituar ish-kryeministrin izraelit, Golda Meir, në videomesazhin e tij drejtuar Parlamentit të Izraelit.

Ai ka tërhequr një paralele mes Ukrainës aktualisht dhe historisë së Izraelit, gjatë përballjeve me agresionin e shteteve arabe.

“Ne mbetemi dhe jemi të gatshëm për kompromis”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

Zelensky ka kërkuar nga Izraeli që t’i jap armë Ukrainës dhe e ka pyetur se përse nuk ka vendosur sanksione mbi Rusinë, sikurse vendet tjera.

Ai ka theksuar se Izraeli ka mbrojtjen më të mirë ajrore në botë, duke shtuar “po, definitivisht që mund t’i ndihmoni popullit tim, të shpëtoni jetët e
ukrainasve”.

“Zgjedhja është e juaja që ta bëni, vëllezër e motra, dhe do t’ju duhet që të jetoni me to”, ka thënë ai.

Komento: