Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sërish ka dalë me një kërkesë ndaj Perëndimit.
Ai u ka kërkuar qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.
Ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë po grumbullonin pluhur në stoqe.
Zelensky u ankua se avioni rus nuk mund të rrëzohej me mitralozë.
“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1 përqind të asaj që ka NATO, asgjë më shumë”, shtoi ai.