Zelensky thotë se humbjet e ushtrisë ruse më të mëdha në dekada

14:00 | 12 March 2022

Zelensky flet për humbjet ruse.

Gjatë një fjalimi ditën e sotme, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada, duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani nuk janë më në gjendje të luftojnë, shkruan BBC

Ai kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se ai ka diskutuar me liderët francezë edhe gjermanë për këtë çeshtje.

Zelensky gjithashtu tha se Ukraina po punon me Komisionin Europian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.

Komento: