Zelensky tregon se si mund të përfundojë lufta

23:15 | 23 April 2022

Lufta në Ukrainë po vazhdon.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp të mbajtur në një metro të Kievit, ka kërkuar një takim mes tij dhe homologut rus, Vladimir Putin, “për t’i dhënë fund luftës”.

“Mendoj se ai që e nisi këtë luftë, edhe mund t’i japë fund”, tha Zelensky.

“Kam këmbëngulur që në fillim që t’i bëj negociatat me liderin e Federatës Ruse, pasi mendoj se takimet me ndërmjetës nuk do të japin efektin e dëshiruar”, shtoi Presidenti ukrainas.
Zelensky shtoi se nuk ka frikë nga takimi me Putinin, pasi i ka quajtur “tentativë vrasjeje” simptomat e helmimit që kanë pasur pjesëtarë të grupeve negociatore ruso-ukrainase në javët e kaluara.

“Nuk kam të drejtë që të kem frikë sepse populli im ka treguar që nuk ka frikë nga asgjë. Ata kanë frikë për fëmijët e tyre, kjo është e vërtetë, por nga asgjë tjetër”, theksoi Zelensky.

Komento: