Zelensky: Ukraina vetë nuk mund ta mundë Rusinë

22:06 | 09 Mars 2022

E thotë Zelensky: Ukraina vetë nuk mund ta mundë Rusinë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, vlerëson se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën kundër Rusisë i vetëm, teksa thotë se shtetet duhet të veprojnë tani përpara se të jetë “shumë vonë”.

Zelensky, në një intervistë për Skynews, përsëriti thirrjen e tij për Perëndimin që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi, transmeton Klankosova.

Ai akuzoi vendet se janë të pavendosura në çështjen e “mbylljes” së qiejve kundër atyre që ai i quajti “nazistë”.

“Nuk mund të vendosni të mbyllni ose të mos e mbyllni qiellin. Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrori, duhet ta mbyllni, mos prisni të kërkoj këtë disa herë, një milion herë, mbylleni qiellin,” tha Zelensky.

“Mbylleni qiellin dhe ndaloni bombardimet,” tha ai, duke apeluar që bota të veprojë më shpejt.

Komento: