Zelenskyy jep lajmin e frikshëm

21:12 | 05 March 2022

Rusia po depërton drejtë Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se forcat ruse po përparojnë drejt objektit të tretë nukelar.

Zelenksyy ka thënë se forcat ruse tashmë kanë kapur dy termocentrale bërthamore të Ukrainës dhe po përparojnë drejt një të treti. Kështu u ka thënë ai senatorëve të SHBA-së gjatë një telefonate, raporton Al jazeera, përcjell lajmi.net

Zelenskyy ka thënë se termocentrali i tretë i cili është nën rrezik, është termocentrali i Yuzhnoukrainsk, i cili gjindet 120 km në veri të Mykolaivit, një nga qytetet të cila Rusia është munduar t’i mbaj të rrethuar të shtunën.

Ky është një tjetër tentim i Rusisë, që të fus nënkontroll termocentralet nukleare që gjinden në Ukrainë.

Nga shtetet e perëndimit, këto po shihen si veprime shumë të rrezikshme të cilat mund të çojnë drejt një katastrofe të madhe.

Komento: