Zemaj dhe inspektorët vizitojnë kafiteritë e kryeqytetit, i largojnë qytetarët që nuk po i respektojnë masat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zemaj dhe inspektorët vizitojnë kafiteritë e kryeqytetit, i largojnë qytetarët që nuk po i respektojnë masat

23:43 | 30 Qershor 2020

Ministri Zemaj dhe inspektorët komunalë largojnë nga kafiteritë qytetarët që nuk po respektojnë masat ndaj Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Inspektorët komunal të Komunës së Prishtinës kanë dalur për të inspektuar kafiteritë, për të parë nëse po respektohen masat për mbajtjen e distancës në kohë pandemie.

Në këto orë, ministri Zemaj dhe inspektorët nga fotografitë e siguruara nga portali arbresh.info shihet se po inspektohen kafiteritë tek të ashtuquajturat “Kafet e rakisë” në kryeqytet.

Ministri dhe inspektorët po u kërkojnë pronarëve të lokaleve, si dhe frekuentuesve të kafiterive që të respektojnë rregullat dhe masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ata të cilët nuk kanë respektuar distancën, po u kërkohet të largohen nga kafiteritë.

Komento: