Zemaj: Dialogu po trajtohet në mënyrë të pafalshme, deklaratat e liderëve në favor të Serbisë

08:50 | 06 Shtator 2023
zemaj:-dialogu-po-trajtohet-ne-menyre-te-pafalshme,-deklaratat-e-lidereve-ne-favor-te-serbise


Armend Zemaj, deputet nga radhët e LDK-së, në një intervistë për Front Online thotë se mënyra se si po trajtohet dialogu dhe vendet mike, është e pafalshme.

Ai thotë se sjella e liderëve tonë me aleatët është në favor të Serbisë.

“Kjo i bënë favor Serbisë, i hap dyert aty ku i kanë pasur ata të mbyllura për shkak të gjenocidit dhe krimet e mëdha që i kanë bërë në Ballkan edhe në Kosovë, dhe është e pafalshme për mënyrë se si po trajtohet dhe dialogu, dhe si po trajtohet edhe partneriteti me SHBA-të, dhe me vendet mike evropiane”, tha ai për Front Online.

Andaj, sipas tij, me deklarata duhet të ketë kujdes.

Zemaj thotë se qeveria aktuale ka shenja me orientime joperëndimore.

“Për mendimin tonë deklaratat duhet të jenë të matura, duhet të jenë korrekt me punën dhe përkushtimin tonë, por mbi të gjitha edhe me kapacitetet tona që me pasë një fuqi të madhe të vendimmarrjes por edhe të nevojës në raport me këto shtete të cilat e kanë ndihmuar republikën e Kosovës. Fatkeqësisht ka nuanca tek kjo qeveri që në pjesën ideologjike kanë orientime joperëndimore dhe me këto pasoja jemi duke u përballë”, tha ai për Front Online.

Komento: