Zemaj, gazetarëve: Mos t’ju shoh pa maska në Ministri

14:11 | 27 Tetor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e përbashkët me kryetarin e Prishtinës, u ka thënë gazetarëve të mos shkojnë pa maska në objektin e ministrisë.

“…Edhe mos t’shoh gazetarë pa maska në Ministrinë e Shëndetësisë”, thotë Zemaj derisa duke qeshur disa prej tyre ia kthejnë se nuk janë gazetarë por kameramanë.

Në këtë situatë që u kthye në situatë qesharake u inkuadrua edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili duke qeshur kontrollon maskën dhe thotë: “Po ma futë naj dënim edhe mua”.

Ndryshe pas takimit, Ahmeti dhe Zemaj konfirmuan se nuk do të ketë mbyllje të Prishtinës, por paralajmëruan kontrolle të rrepta për ata që nuk respektojnë masat.

Komento: