Zemaj ‘godet’ fort koalicionin PAN: Banditë primitivë dhe të padijshëm

22:30 | 12 August 2019

Armend Zemaj për koalicionin PAN: Banditë primitivë dhe të padijshëm.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër Qeverinë në largim të koalicionit PAN.

Ai ka thënë se qytetarëve u duhet një qeveri pa njerëz të korruptuar dhe që janë pjesë të krimit të organizuar, individ me mentalitet bandash e primitivë, të pashkolluar e të padijshëm.

“Kosova po izolohet nga ky mentalitet qeverises, subjektiviteti i brendshëm po dobësohet, Kosova po humb njohjet ndërkombëtare që me mund dhe përkrahje të miqve u siguruan. Kosova si ka borxh askujt që t’i rrijë në qafë”, ka shkruar Zemaj.

Tutje Zemaj ka bërë një thirrje që edhe bashkëqytetarët tonë në diasporë të bashkohen për ndryshimin e madh për shpresën dhe besimin për Kosovën.

Komento: