Zemaj i bën thirrje Qeverisë: Ndale arrogancën, ulu dhe bisedo me grevistët

17:43 | 12 Shtator 2022

Greva në arsimin kosovar po vazhdon.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria duhet t’a ndalë arrogancën dhe të ulet e të bisedojë me grevistët, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Zemaj ka thënë se çdo minutë e humbur nga procesi mësimor është kosto e lartë për fëmijët.

“Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti”, ka shkruar mes tjerash deputeti i LDK-së.

Postimi i plotë:

Qeveri, mjaft më!

Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë.

Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti.

Komento: