
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkon nga gjykata dhe prokuroritë që të respektojnë masat.
Ai gjatë një konference për media ka thënë se ato mund të zhvillojnë seanca gjyqësore duke zbatuar masat dhe rekomandimet.
“Po bëjmë përgatitjet për kthimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme rajonale, ky është përkushtimi dhe angazhimi i jonë që ta ruajmë shëndetin publik që nënkupton edhe ruajtjen e kujdesit të avokatëve, gjyqtarëve , prokurorëve dhe palëve që duhet të marrin pjesë në proceset gjyqësore”.
“Në kuadër të saj ne e shohim edhe si kërkesë për lirim të masave edhe për subjektet afariste siç janë odat e avokatëve. Nuk kam diçka një adresim të tillë, në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike dhe mundësisë së pjesëmarrjes së grupeve të caktuara mbi numrin e lejuar në objekte të mbyllura sigurisht do të jetë edhe ky vlerësim”.
“Njëheri ne kërkojmë nga gjykatat dhe prokurorit që ta bëjnë punën e tyre dhe të angazhohen maksimalisht në respektimin e manualit për përhapje dhe parandalimit të COVID-19”.
“Le të përgatiten edhe në aspektin funksional dhe organizativ edhe neve na lehtësojnë punën por edhe vetit në zbatimin e masave dhe rekomandimeve që janë marrë nga qeveria”, ka thënë Zemaj.