Zemaj nënshkruan udhëzuesin për trajtimin e COVID-19 me plazmë kovalescente

13:54 | 18 Janar 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka miratuar Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Ai në Facebook ka shkruar se në funksion të trajtimit të personave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, ka nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështëse”.

Zemaj ka bërë të ditur se qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm.

Njoftimi i plotë:

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në funksion të trajtimit të përsonave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështëse”.

Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.
Shpresojmë që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qyetatarët do të përgjigjen pozotivisht.

Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshir Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente.

Komento: