Zemaj paralajmëroi mbylljen, përkrahësit e Nexhmi Rudarit bëhen grumbull tek zyrat e LDK-së

20:18 | 29 Nëntor 2020

Përkrahësit e Nexhmi Rudarit bëhen grumbull tek zyrat e LDK-së në Podujevë

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë.

Tashmë ka filluar edhe zyrtarisht numërimi i votave për kandidatët e këtyre zgjedhjeve.

Por derisa priten rezultatet brenda dhe jashtë zyrës së Degës së LDK-së në Podujevë është vërejtur një tollovi e madhe e cila padyshim në situatë pandemie s’do të duhej të ndodhte. Teksa ministri i Shëndetësisë dhe udhëheqësit e tjerë të vendit bëjnë thirrje që të respektohet distanca shkaku i COVID-19, një gjë e tillë nuk u vërejt këtë mbrëmje në Podujevë.

Në një lidhje direkte e cila u bë nga kjo zyrë e LDK-së u pa saktësisht numri i madh i përkrahësve të kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari të cilët u mblodhën aty për të pritur rezultat etet e zgjedhjeve.

Madje shumë prej tyre brohorisnin ‘Urime Kryetar’.

Komento: