Zemaj paralajmëron: Nuk do të lejojmë që disa biznese e individë të na kthejnë në situatën që kemi qenë

15:55 | 14 Tetor 2020

Rritja e rasteve, Zemaj: Nuk do të lejojmë që disa biznese e individë të na kthejnë në situatën që kemi qenë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti me inspektorët e AUV, ka thënë se nuk duhet që të lejojmë, siç tha ai, pas një pune të madhe që është bërë deri tani, të kthehemi në një situatë tjetër.

Zemaj u ka bërë apel sërish qytetarëve që të mbajnë distancë, maskë e higjienë. Ndërsa ka fajësuar disa nga bizneset e gastronomet për mos respektim të masave.

“Ky takim sot i thirrur nga kryeministri është i thirrjes së përgjegjësisë së shtuar për të gjithë neve. Nuk mund të lejojmë pas të gjitha këtyre të arriturave, punës së madhe të punëtoreve shëndetësor, inspektorëve që të kalojmë në një situatë tjetër që është e pafavorshme për të gjithë ne. Vlerësimet nga vendet e rajonit për menaxhimin e situatës duhet të na thirri për ndërgjegjësimin. Të vazhdojmë ta mbajmë maskën, distancën, higjienën. Mobilizim i të gjithë neve ne menaxhimin e situatës më Covid-19. Një situatë, e cila nuk mund të na rrëshqas nga papërgjegjësia, ta quaj kështu, e disa bizneseve, gastronomeve, individëve të ndryshëm, të cilët edhe kur liruam masat e kishim një pakt që masat do të zbatohen”, ka thënë Zemaj.

Komento: