Zemaj për moszbatimin e ligjit të çmimit të barnave: Mungon vullneti politik për t’u përballur me grupe të fuqishme të tregut të zi farmaceutik, janë edhe vet të implikuar

09:03 | 26 Shkurt 2024
zemaj-per-moszbatimin-e-ligjit-te-cmimit-te-barnave:-mungon-vullneti-politik-per-t’u-perballur-me-grupe-te-fuqishme-te-tregut-te-zi-farmaceutik,-jane-edhe-vet-te-implikuar


Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj po thotë se qeverisja aktuale, njëjtë sikurse edhe në sektorë të tjerë edhe në atë të shëndetësisë ka qenë e interesuar për propagandë.

Këtu sipas Zemajt, nuk bën përjashtim as çështja e rregullimit të ligjit të çmimeve të barnave.

Ish-ministri Zemaj po beson se moszbatimi i këtij ligji nuk ka filluar për shkak që po mungon vullneti politik për t’u përballur me grupe të fuqishme të tregut të zi.

Sipas tij, në këto grupe është e implikuar edhe vet Qeveria.

“Ju kujtoj se krejt ketë proces të vendimmarrjes deri te miratimi i ligjit e ka karakterizuar një plogështi e jashtëzakonshme nga pushteti, por edhe kur ligji kaloi, kemi tash e sa muaj nuk është ndërmarrë asnjë hap për hartimin e udhëzimeve administrative, apo ndonjë hap konkret për zbatimin në praktikë të ligjit, sepse mungon vullneti politik për tu përballur me grupe të fuqishme të tregut të zi farmaceutik, janë edhe vet të implikuar me ndërhyrjen në listën e re të barnave esenciale, andaj qeveria ka zgjedhur heshtjen e jo vetëm që është dorëzuar përballë tyre, por është bërë partner me këta individ e grupe”, ka thënë Zemaj, për Front Online.

Kurse, sa i përket numrit të inspektorëve Zemaj, thotë se janë pak, por se kjo nuk mund të dihet saktë pa filluar zbatimit i ligjit.

“Sa i përket numrit të inspektorëve nuk mund të themi se janë pak, por për këtë nuk mund ta kemi një pasqyrë të saktë kur ende nuk ka filluar të zbatohet ligji në teren, vonesat duket se janë të qëllimshme, që tregojnë edhe njëherë, moskompetencën e Qeverisë Kurti, për secilin sektor, e veçanërisht sektorin e shëndetësisë”, ka shtuar ai.

Komento: