Zemaj përfundimisht tregon se a u duhen testet e koronavirusit qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës për të hyrë Kosovë

11:34 | 29 Korrik 2020

Zemaj: Qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk u duhen teste të COVID-19 për të hyrë në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë nuk do të iu kërkohet testi për COVID-19 kur hyjnë në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit dhe se si rrjedhojë nuk do të kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës.

“Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!”, ka shkruar Zemaj.

Komento: