Zemaj pyet Vitinë: Kush do jap përgjegjësi për investimet e projektet milionëshe në SISH që s’ka përfunduar ende?

09:00 | 23 Janar 2024
zemaj-pyet-vitine:-kush-do-jap-pergjegjesi-per-investimet-e-projektet-milioneshe-ne-sish-qe-s’ka-perfunduar-ende?


Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë ka parashtruar disa pyetje për ministrit aktual, Arben Vitia, lidhur me mosrealizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.

Zemaj ka kërkuar nga Vitia të tregon se kush do jap përgjegjësi për investimet e projektet milionëshe për këtë projekt që ende s’ka përfunduar.

“Për çfarë funksionalizimi po flet, për cilin projekt kush ka dhënë përgjegjësi për investimet e projektet milionëshe që janë zhvilluar në SISH, dhe sot dalin e thonë që janë në përfundim të projektit. Kënd po e mbrojnë këta keqpërdorues e hajna që kanë përgjegjësi ekzekutive ndër vite në pjesën administrative të kësaj ministrie, kujt po i shërbejnë këta keqpërdorues. Këto janë pyetjet dhe përgjigjet që duhet kërkuar nga Qeveria e MSH, pastaj mund të besojmë që diçka pozitive mund të ndodhë për funksionalizimin e SISH-it”.

Sipas të dhënave në Projektligjin e publikuar për buxhetin e vitit 2024, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth shtatë milionë euro për Sistemin Informativ Shëndetësor. I tërë projekti gjithsej vlerësohet se do të kushtojë rreth 47 milionë euro./FrontOnline

Komento: