Zemaj reagon pas rritjes së rasteve me COVID

23:00 | 16 Korrik 2022

Rastet me koronavirus janë rritur dukshëm në vendin tonë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar rritjen e rasteve me COVID-19 së fundmi në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka akuzuar Qeverinë për mungesë veprimi.
Ai ka thënë se në këtë situatë të vështirë, sipas tij prioritet i Qeverisë po është mashtrimi.

“Krejt për pushtet e asgjë për shëndet! E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.084 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 1.219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi”, shkroi Zemaj.

Komento: