Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës njoftoi se mësimdhënësit që grevuan për pesë javë nuk do ta marrin pagën e shtatorit.
Zemaj tha se me këtë rast atyre iu është ndaluar buka e gojës.
“Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës. Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me ç’rregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës” – tha Zemaj.
Sot ka nisur procesi mësimor pas grevave që u mbajtën për pesë javë.