Zemaj: S’ka konstituim deri sa Kurti të sigurohet se i ka numrat për Qeveri

11:56 | 30 Gusht 2025
Zemaj: S’ka konstituim deri sa Kurti të sigurohet se i ka numrat për Qeveri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk është i interesuar për konstituimin e Kuvendit, ku procesi ka ngecur tek zgjedhja e nënkryetarit serb.

Sipas Zemajt, bllokada e re është për shkak se Kurti nuk i ka numrat për Qeverinë, shkruan Reporteri.net.

“Kurti nuk është i interesuar për konstituim deri sa ta ka një siguri se i ka numrat për Qeveri. Gjithë kjo situatë lidhet me formimin e Qeverisë”, ka deklaruar Zemaj.

Ai bëri thirrje që në seancat e Kuvendit të procedohet sipas Rregullores.

“Në thërrasim gjithmonë që të respektohet ligjshmëria, pjesa e obligimeve kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, tha Zemaj, para seancës.

Sot është mundësia e fundit për Nenad Rashiq, që përkrahet nga VV.

Zemaj tha se nuk janë kontaktuar nga Rashiq për votat.

Komento: