“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për Big Brother VIP

14:16 | 21 Dhjetor 2025

Mbrëmja e parë e edicionit të pestë të Big Brother VIP nuk ishte thjesht nisja e spektaklit, por edhe një moment i rëndësishëm për të kujtuar artistin e ndjerë Shpat Kasapi, i cili humbi jetën tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Gjatë kësaj, iu bë një dedikim nga Top Channel, meqë do të ishte pjesë e këtij reality shou.

Në lidhje me këtë reagoi edhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila tregoi brengën që kishte Shpati për t’u bërë pjesë e këtij formati.

E njëjta theksoi se shqetësimi kryesor i Shpatit ishte familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”.

Në atë moment, ajo i kishte dhënë përgjigje, ku tregonte mbështetje për vendimin e tij.

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve”, u shpreh ajo.

Komento: