Kosova ka pësuar humbje ndaj Sllovenisë.
Anësori i Kosovës, Arbër Zeneli, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova humbi ndeshjen 1-0 ndaj Sllovenisë ndërsa Zeneli luajti 90 minuta.
“Më është dukur që kemi luajtur shumë mirë por në fund nuk po e kemi instiktin me dhënë gol. Fati nuk është me neve për momentin. Nuk ka cfarë të them, jam i dëshpëruar. Jam gjithmonë i gatshëm të luajë për kombëtare. Jepi 100% cdo ndeshje, ndonjëherë nuk e do”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kosova mund të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës ndaj Sllovenisë.
“Normal që mundet. Jemi një ekip shumë i fort. Për momentin e kemi të vështirë. Duhet të kemi vetbesim dhe shkojmë në lojën tjetër”, ka thënë ai.