Ishte Arbër Zeneli ai që barazoi rezultatin në ndeshjen ndaj Bullgarisë, e pas ndeshjes ai ka një koment.
Realizatori i golit të Kosovës, ka thënë se kombëtarja mund të kishte bërë më mirë në pjesën e parë, pasi sipas tij nuk ishin në element.
Gjithsesi, përkundër barazimit, Zeneli ka thënë se kombëtarja do të shikoj përpara, për tu përgatitur për Malin e Zi.
“Të gjithë lojtarët luajnë me taka të hekurit, por sot nuk shkoi në mënyrën tonë. Rrëshqisnim dhe nuk patëm fat” ka Zeneli i pyetur për rrëshqitjet e shumta.
“Jemi të zhgënjyer pasi në pjesën e parë nuk ishim në element. Lejuam shumë hapësira dhe pësuam nga goditja nga këndi” ka shtuar anëtari i Reims.
“Pjesa e dytë ishte më e mirë. Kemi bërë presing dhe luajtëm më mirë. Në momentet që pata topin, kisha momente të mira. Por pjesa e parë nuk na gjeti në element. Kemi fituar poen të rëndësishëm dhe shohim drejt Malit të Zi” ka thënë 10-shi i dardanëve.
“Duhej të lëviznim topin më shpejtë, dhe në pjesën e dytë e përmirësuam këtë” ishin fjalët e yllit të Kosovës.
Zeneli edhe sot ishte më i miri në radhët e kombëtares dardane, duke shënuar një gol spektakolar.