Zeneli shënon super-gol nga korneri

16:54 | 13 Dhjetor 2020

Arbër Zeneli shënon golin më të bukur në karrierë.

Arber Zeneli është rikthyer furishëm nga lëndimi që e ka lënë jashtë pothuajse gjithë muajin nëntor.

Në ndeshjen që Reims po e zhvillon në udhëtim te Brest, ai ka shënuar një gol shumë, shumë të bukur.

Zeneli shënoi nga korneri për të barazuar gjithçka në minutën e 65’, për rezultatin momental 1-1 dhe për t’i dhënë shpresa të tijve për diçka më shumë në këtë takim.

Ky mesiguri se është goli më i bukur në karrierë për Zenelin, ndoshta edhe me i miri i sezonit në Francë tani për tani.

Komento: