Zërat për shkarkimin e Edi Rejas, flasin nga FSHF

22:00 | 02 October 2022

FSHF nuk po e mendon shkarkimin e Edi Reja.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja lidhet me një shkarkim të mundshëm nga pozita e tij, pas rezultateve të dobëta të Shqipërisë.

Megjithatë, FSHF ka hedhur poshtë të gjithë këta zëra, duke konfirmuar se italiani do ta vazhdojë deri në fund rrugën e tij.

Më poshtë lajmi jua përcjell sqarimin e FSHF.

SQARIMI I FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.

Komento: