“Zëri” kalon në Vala

15:04 | 25 Shkurt 2019

Telekomi i Kosovës ka rinisur fazën e rikthimit të konsumatorëve të saj të humbur ndër vite.

Sot pas më shumë së dy vjetëve ka rikthyer në familjen tonë të madhe edhe “Zëri” i cila në grupin e saj ka gazetën e përditshme “Zëri”, portalin zëri info, Radio Prishtina si dhe ZëriTV.

Kontrata e cila është nënshkruar sot me kohëzgjatje dy vjeçare është nënshkruar nga drejtori i Shitjes i Telekomit të Kosovës, Demir Limaj dhe drejtori menaxhues i “Zëri”-t, Shpend Dobraja.

Për Telekomin e Kosovës secili konsumator ka vlerë të shtuar dhe paraqet aset të rëndësishëm për biznesin tonë, pohoi mes tjerash drejtori i Shitjes Demir Limaj.
“Përkushtimi jonë i madh si menaxhment i ri i korporatës është që në një kohë rekorde të rikthejmë në familjen tonë të madhe secilin konsumator që për arsye të ndryshme e kemi humbur gjatë viteve. Tani e tutje nuk do të humbim asnjë konsumator përkundrazi do ta rikthejm secilin që kemi humbur dhe të rrisim numrin e tyre duke ju ofruar shërbimet më të mira në treg”, shtoi Limaj.

Ndryshe drejtori menaxhues i “Zëri”-t, Shpend Dobraja ka shtuar se beson fuqishëm në shërbimet e Telekomit të Kosovës andaj edhe ka zgjedhur që të rikthehen pas një kohe të gjatë.

“Po rikthemi të Telekomi i Kosovës sepse është rikthyer edhe besimi në shërbimet e juaj dhe besoj shumë se për ju dhe për ne do të jetë një rifillim i mbarë i një bashkëpunimi afatgjatë”, pohoi Dobraja.
Në anën tjetër në ditët e fundit Telekomi ka nisur një fushatë intensive për të ju ofruar konsumatorëve të saj sa më shumë produkte dhe shërbime cilësore.

Komento: