
Është ndër reperet me të dashura për moshatarët e saj.
Këngëtarja e njohur shqiptare Rina Balaj, është rikthyer nëpër rrjetet sociale pas një mungese për një kohë.
Reperja për 2 muaj u ‘zhduk’ nga ekrani dhe nga rrjetet sociale, duke u përhapur fjalë se ajo kishte vendosur të largohej përfundimisht nga muzika. Por shumë shpejt Rina u rikthye duke demantuar kta zëra.
Kënga e saj në bashkëpunim me reperin grek Sinboy u prit mjaft mirë nga publiku.
Por duket se mes tyre ka diçka më shumë se vetëm bashkëpunimi, kjo pasi Rina së fundmi ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur me të.
Ishte edhe komenti i këngëtares Fifi, që shkruan : “Hajde përhajr na koft”, ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.
Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet diçka nga dyshja.

