Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri: Nata ishte e qetë, po vazhdojmë punën

08:26 | 25 Shtator 2023
zevendesdrejtori-i-policise-ne-veri:-nata-ishte-e-qete,-po-vazhdojme-punen

Disa persona të armatosur kanë sulmuar të dielen policinë e Kosovës në veri, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.

Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë.

Se si ka qenë situata mbrëmë dhe sot për Front Online ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Situata ka qenë e qetë gjatë natës, ende po vazhdojmë me punët tona”, tregoi shkurt Elshani për Front Online.

Të vdekur kanë mbetur edhe tre nga sulmuesit e serb, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

Komento: