Zëvendësimi i orëve të humbura, SBASHK merr këtë vendim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zëvendësimi i orëve të humbura, SBASHK merr këtë vendim

20:54 | 15 Mars 2019

SBASHK-u thotë se orët e humbura nuk zëvendësohen pa marrë vendim gjykata

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se orët e humbura mësimore nuk do të zëvendësohen siç ka thënë Ministria e Arsimit, pa vendosur ndryshe gjykata.

Ymeri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë edhe në bazë të kontratave të punës që kanë që kanë nënshkruar secili mësimdhënës, parashikohet mbajtja e mësimit pesë ditë në javë.

“Në kontratë thuhet se ky orar mund të ndryshojë vetëm me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Po ashtu në kontratën e punës që kanë nënshkruar mësimdhënësit, mësimdhënësit obligohen të mbajnë vetëm 20 orë mësimore në javë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Menaxheri për financa në SBASHK ka thënë se masa ndaj mësimdhënësve nuk mund të merr askush pasi ata i janë përgjigjur ftesës së sindikatës së tyre.

“Ministria e Arsimit nuk ka qenë e gatshme ta zgjidhë problemin më herët dhe të mos humbin aq shumë orë. Nuk mundet askush me vendim të obligohet për zëvendësimin e orëve sepse ajo është çështje e vullnetit të mirë të arsimtarëve nëse duanë zëvendësim të orëve”.

“…Ministri këmbënguli se vendimi nuk do të tërhiqet, por edhe vendimi i SBASHK-ut mbetet në fuqi për mos zëvendësimin e orëve deri në një vendim të gjykatës”, tha ndër të tjera Ymer Ymeri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!