Zëvendëskryeministi italian në Prishtinë: Nuk dua luftë tjetër, do t’i ftojë liderët e Ballkanit në Romë

17:53 | 22 November 2022

Kryediplomati italian në Prishtinë: Nuk dua luftë tjetër, do t’i ftojë liderët e Ballkanit në Romë.

Kryediplomati italian, Antonio Tajani, që ka ardhur sot në Prishtinë, planifikon t’i ftojë liderët e Ballkanit në Romë. Ai thotë se nuk do që të ndodhë një luftë tjetër.

Zëvendëskryeministi italian qëndron në Kosovë, për t’u takuar me krerët e shtetit. Ai është fokusuar te raportet me Serbinë gjatë një konference, duke thënë se nuk do luftë.

“Nuk dua që lufta të ndodh sërish. Të njëjtin fjalim e kam thënë edhe në Serbi. Që nga dita e parë, Kurtin që do ta takoj më vonë për t’i thënë se ne jemi të angazhuar për ta siguruar paqen. Punojmë së bashku. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe në Serbi”, tha ai.

Ai thotë se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

“Jam optimist që në këtë rajon të kthehet prosperiteti, rritja ekonomike dhe të ketë paqe. Kjo vizitë s’është e rastësishme. Dua të që ky të jetë një mesazh për t’iu thënë se ne jemi këtu për ju, jemi në dispozicionin tuaj që mund të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve. Jemi këtu për të gjetur një zgjedhje”, shtoi Tajani.

Tutje, ai tha se po planifikojnë që ta organizojnë një takim në Romë, që do t’i kushtohej Balkanit.

“Po mendojmë që ta organizojmë në Romë një ngjarje që do t’i dedikohet Ballkanit ku do t’i ftojmë përfaqësuesit e Ballkanit që të sjellë rezultate të mira. Jam optimist dhe do të jem optimist. Ky është një sinjal i madh i Italisë për të zgjedhur problemet. Jemi vënë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet. Jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të përforcuar zhvillimin konkret të marrëdhënieve ekonomike”, theksoi ai.

Komento: