Zëvendëskryeministri Bislimi: Gazsjellësi vjen nga Azerbajxhani dhe Rusia

13:33 | 24 September 2021

Bislimi: Gazsjellësi vjen nga Azerbajxhani dhe Rusia.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në raportimin e tij para deputetëve në Komisionin për Integrime Evropiane është shprehur se gazsjellësi për të cilin është përfolur se a duhet t’i bashkohet Kosova, është një gazsjellës që sjell gaz nga Azerbajxhani dhe Rusia.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka pyetur Bislimin se çfarë pozicioni ka qeveria lidhur me gazin.

Sa i përket energjisë, është duke ndodhur një manipulim i madh i opinionit, marrëveshja për gazin që vjen nga Maqedonia nuk e sjell as edhe një litër gaz nga ShBA-ja, i gjithë gazi që duhet të vijë nga linja prej Maqedonisë është gaz azerbajxhan dhe rus. Me dalë me mbrojtë linjën e gazifikimit që vjen nga Maqedonia me idenë që po e mbrojnë gazin amerikan është budallallëk sepse gazi amerikan është gaz likuid, ai nuk transportohet përmes gypave por me kamionë ndërkaq i gjithë gazi që pritet të transportohet nga kjo linjë e gazifikimit është nga Azerbajxhani dhe Rusia”, ka thënë Bislimi.

Tutje, ai u shpreh se MCC-ja s’ka ndarë 200 milionë euro për projektin e gazifikimit por ka ndarë për projekte të energjisë në përgjithësi.

Komento: