Zëvendëskryeministri Bislimi takoi zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës

23:50 | 09 Mars 2022

Besnik Bislimi takoi zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka zhvilluar sot një takim në Strasburg me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Në takim u bisedua mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Berge gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të vlerësuar, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi.

Komento: