
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi po merr pjesë në Forumi Rajonal të Selanikut.
Nga aty Abazi ka kërkuar nga shteti i Greqisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, përcjell ORAinfo.
Sipas Abazit njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë është kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Postimi i Abazit:
Fjalimi i parë në përfaqësimin e qeverisë Kurti në rajon, interesave të qytetarëve dhe Republikës.
Për mediat greke kam thënë që njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë është forcim dhe kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian. Sa më shpejtë që të ndodhë njohja aq më tepër shtohet roli pozitiv i Greqisë në rajon. /ORAinfo/