Zëvendëskryeministri Selmanaj emërohet përgjegjës për procesin integrues

12:52 | 28 Tetor 2020

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj nga sot do të jetë përgjegjës për procesin e integrimit evropian të vendit.

Kështu njoftoi kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti në tryezën e sotme konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane.

“Zv.kryeministri Selmanaj do të mbuloj pjesën e integrimeve evropiane, pra do të jetë zëvendës kryeministër për çështje të integrimeve evropiane. Ai ka përvojë të gjatë në shoqërinë civile, besoj me shumicën prej jush njihet edhe personalisht, ose mund të keni punu bashkë, dhe unë besoj se së bashku me ju dhe stafin i cili është mjaft i përgatitur brenda zyrës dhe departamenteve që mbulojnë çështjet e integrimeve evropiane të punojnë së bashku në quarjen përpara të agjendës evropiane”, theksoi Hoti në këtë takim.

Ndër të tjera ai theksoi se pavarësisht sfidave në rrugën evropiane, qeveria që udhëheq ai po punon për t’i adresuar ato.

“I kemi të qarta sfidat me të cilat po përballemi, sfida të cilat janë në raportin për Kosovën, dhe po punojmë shumë që të bëjmë planë punë nëpër ministrit përkatëse për adresimin e atyre sfidave. Besoj sot do e diskutojmë dhe prezantojmë një dokument shumë të rëndësishëm ERA 2, për të cilin besoj se do të marrim sugjerime dhe komente edhe nga ana e juaj. Le të jetë ky takimi i parë ku ne fillojmë takimet me shoqërinë civile e cila mbikqyrë agjendën e qeverisë në gjitha aspektet, por edhe në atë të integrimit evropian”, ka thënë ai.

Komento: