Zëvendëskryeministri Selmanaj thotë se në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin

19:35 | 25 Shtator 2020

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin.

Sipas tij Kosova do të provojë që në momentin që të nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore.

Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi se Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale.

“Nuk do ta hapim çështjen e Asociacionit por do të provojmë që në momentin kur do ta nënshkruajmë marrëveshjen finale të zotohemi se do të kryejmë obligimet tona ndërkombëtare dhe obligimet tona ligjore që i kemi marrë në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë duke respektu aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Selmanaj për RTV21.

Komento: