Zëvendëskryeministri shkon në kufi, tregon a po paguajnë mërgimtarët Polisën e Sigurimit

22:10 | 20 Dhjetor 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka vizituar pikën kufitare në Morinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë mërgimtarët nga pagesa e Polisa e Sigurimit.

Tahiri ka thënë se gjatë vizitës së tij në pikën kufitare në Morinë është informuar se pritjet janë minimale.

Postimi i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetar!

Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.

Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.

Mirë se vini në tokën tuaj! /ORAinfo/

Komento: