Zëvendëskryeministri tregon se a refuzuan Pompeo dhe Grenell takimin me Kurtin

22:30 | 20 Shkurt 2020

Abazi ka treguar se a refuzuan Pompeo dhe Grenell takimin me Kurtin.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth raportimeve se me deklaratat për marrëveshjet e arritura me Serbinë, dhe me insistimin për tarifa ose reciprocitet, shefi i tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, zëvendëskryeministri Abazi ka thënë se “nuk është thënë eksplicit se nuk do të ketë takime”. “Nuk jam i njoftuar”, ka shtuar ai.

“Insistimi për t’u hequr taksa sa më shpejtë e menjëherë është pjesë e kërkesave të amerikanëve dhe shteteve të ndryshme të BE’së”, ka pranuar Abazi. “Presioni është aty”, ka thënë ai.

“Argumentimi ynë është se në këtë proces kjo do të ndodhë. Por, duhet të arsyetohet urgjenca”, është shprehur Abazi.

“E kuptoj me shumë pozitivitet tentimin dhe shtytjen e z. Grenelll dhe shteteve tjera”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Abazi ka thënë se “nuk jam në dijeni të detajeve të aranzhimit të takimeve në Munih”.

Sipas tij, një takim mes Kurtit e Grenellit në Bavari “nuk ka qenë në agjendë”.

Komento: