Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament

08:19 | 17 Tetor 2024
zevendeskryeministrja-rexhepi:-kosova-eshte-vendi-i-pare-ne-rajon-qe-e-miraton-kete-marreveshje-ne-parlament


Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi njoftoi se, përkundër refuzimit të Republika Srpska për ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit, Kosova është e para në rajon që miraton një marrëveshje të tillë në Parlament. ‘’Edhe pse entiteti Republika Srpska refuzon të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit, Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament dhe ne tani jemi duke ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin në rajon’’, tha zëvendëskryeministrja.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij vendimi për forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe për lehtësimin e bashkëpunimit në rajon.

‘’Ky vendim përfaqëson përkushtimin tonë për përmirësimin e lidhjeve mes njerëzve në rajon dhe kurrsesi ngecjen e fluksit të njerëzve dhe mallrave sot, kur kufijtë në vendet evropiane janë fshirë dhe kur të gjithë janë të fokusuar në jetën normale dhe zhvillimin ekonomik ‘’, tha Rexhepi.

Komento: