Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Rezoluta ishta borxh ndaj viktimave të Srebrenicës, do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen

19:33 | 23 Maj 2024
zevendeskryeministrja-rexhepi:-rezoluta-ishta-borxh-ndaj-viktimave-te-srebrenices,-do-te-jete-udherrefyes-per-te-ardhmen

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar pro rezolutës, që do ta shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Pro kësaj rezolute votuan 84 shtete, kundër ishin 19 ndërsa 68 shtete abstenuan.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi, për FrontOnline thotë se nga sot 11 korriku është Dita Ndërkombëtare e Gjenocidit në Srebenicë.

‘’Nga sot, 11 korriku është dita ndërkombëtare e gjenocidit në Srebrenicë’’ shprehet ajo.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi, thotë se ky është një hap drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit mes popujve në rajon.

‘’Një hap drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit mes popujve në rajon’’ shprehet ajo.

Po ashtu, Rexhepi thotë se kjo rezolutë është edhe dënim i mohimit të gjenocidit.

‘’Dënim i mohimit të gjenocidit dhe glorifikimit të krimeve kundër njerëzimit, si dhe përballjes me drejtësinë’’ deklaron ajo.

Tutje, Zëvendëskryeministrja Rexhepi, pësr FrontOnline miratimin e rezolutës sot nga OKB e quan borxh ndaj viktimave të Srebrenicës.

‘’Rezoluta është një borxh ndaj viktimave (8372 burra, të moshuar dhe fëmijë) vetëm sepse emrat e tyre janë të ndryshëm nga serbët’’, potencon Rexhepi.

Ajo konsideron se kjo rezolutë do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen.

‘’Rezoluta është kënaqësi për nënat për dhimbjen që mbartin prej 30 vitesh. Rezoluta është një udhërrëfyes për të ardhmen në mënyrë që gjenocidi të mos i ndodhë kurrë askujt’’ përfundon zëvendëskryeministrja Rexhepi për FrontOnline.

Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në korrik të vitit 1995.

Për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

 

 

Komento: