Zëvendëskryeministrja rezulton pozitiv në testin për koronavirus

18:52 | 25 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe shumë personalitete të mëdha botërore.

Zëvendskryeministrja e Spanjës, Carmen Calvo, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Ajo kishte rezultuar negative në testet e mëparshme, thoshte deklarata, por mjekët nuk menduan se ato siguronin të dhëna përfundimtare, raporton CNN, transmeton lajmi.

Calvo po merr trajtim mjekësor dhe po përparon në mënyrë të favorshme, thuhet në deklaratë. Ajo është në karantinë në një spital.

Kryeministri Pedro Sanchez ka katër zëvendëskryeministra. Calvo është e dyta në komandë për Sanchez dhe konsiderohet më e fuqishmja diplomatikisht nga zëvendës kryeministrat

Komento: