Zëvendësministri i Kurtit përfshihet në ryshfet, publikohet një audio incizim

17:44 | 12 Janar 2023

Publikohet një audio incizim, zv.ministri i Kurtit përfshihet në ryshfet.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti.

Edhe Policia tashmë po merret me rastin.

Insajderi ka publikuar audio-incizimet ku pretendohet se dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

“… A të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”, janë këto disa pjesë të bisedave që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i bën më një person (emër i njohur për mediumin) e ku flasin për një aferë ryshfeti.

Zëvendësministri Veliji, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, në këto audio-incizime që janë deponuar edhe në Policinë e Kosovës, flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Audio-incizimi i publikuar nga Insajderi tashmë është në posedim edhe nga Policia e Kosovës që po e hetojnë këtë rast.

Komento: